Flash News

KRYESORE

Fotografia e viktimës që deputetët i nxorën sot në komision Erion Veliajt

Në përplasjen te Komisioni i Edukimit, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu mbante në dorë edhe fotografinë e Ardit Gjoklaj, 17 vjeçari që u vra në landfillin e Sharrës dhe për të cilin nuk është vendosur drejtësi.

Balliu e ka nxjerrë fototgrafinë në momentin kur së bashku me kolegët e tjerë të PD, po tentonte të largonte nga salla kryebashkiakun Erion Veliaj. Ky i fundit akuzohet nga opozita si përgjegjës për vdekjen e 17 vjeçarit dhe mbylljen e dosjes për këtë çështje.

Përplasja ndodhi kur në Komision pritej të diskutohej për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar. Veliaj, duke mbështetur propozimin e kompanisë Fusha, kërkon shembjen e godinës dhe ndërtimin në të njëjtën zonë të një teatri të ri, në haprësirë më të vogël, dhe pas tij, në tokën publike dhe të teatrit, ndërtimin e disa kullave.

Kompania Fusha është në pronësi të familjarëve të prokurorit Petrit Fusha, i cili gjatë kohës që hetonte vrasjen e Ardit Gjoklajt, u fotografua në një restorant në shoqërinë e kryebashkiakut Veliaj.

Të fundit