Flash News

KRYESORE

Fotoja e parë e Kim Kardashian më katër fëmijët e saj dhe vështirësitë që ka kaluar

Fotoja e parë e Kim Kardashian më katër fëmijët e saj
Për mamatë nuk është shumë e lehtë që të mbledhë fëmijët që ka  në një foto bashkë dhe të nxjerrë pikërisht shkrepjen që dëshiron. Me këtë fenomen përballen të gjithë dhe e njëjta situatë i ka ndodhur dhe Kim Kardashian. Ajo ka realizuar për herë të parë një foto me katër fëmijët e saj. Ajo ndodhet në Bahamas bashkë me familjen për pushime dhe ka përfituar të realizojë një foto me vogëlushët e saj. Dy vajzat, North dhe Chicago ishin veshur me një trupore argjendi, njësoj si Kim e ndërsa dy djemtë, Saint dhe Psalm me pantallona të shkurtra. Krahas fotos, Kim ka shkruar: “Mendoja se të bëja foto me tre fëmijë ishte e vështirë, por oh Zot kjo është e pamundur.” Kim ka vetëm pak muaj që po përjeton eksperiencën si nënë e katër fëmijëve, sepse djali i saj Psalm erdhi në jetë në muajin maj.
 
View this post on Instagram
 

‪Bahamas 🇧🇸 Pics Coming Up! I thought taking a pic with three kids was hard OMG this is almost impossible! ‬

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Të fundit