Flash News

KRYESORE

Fotoja e përdhunimit e falsifikuar, deputetja nga Kosova: Ju kërkoj falje të gjithëve. Kush ma dha zarfin

Fotoja e përdhunimit e falsifikuar, deputetja nga Kosova: Ju kërkoj

Deputetja Flora Brovina, pasi është intervistuar në polici, para mediave ka pranuar se fotoja e publikuar nga vet ajo dje (ku sipas saj, serbët përdhunonin një vajzë nga Kosova në sy të familjes), mund të jetë e falsifikuar si dhe u ka kërkuar falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Brovina më tej ka shpjeguar se si i ra në dorë fotoja.

“Fotografia me gjasë është e falsifikuar. Ju kërkoj falje të gjithëve, sidomos grave të dhunuara. Mua ma kanë dorëzuar foton diku në vitin 2003 në një zarf. Nuk më ka shku mendja me verifiku sepse e kam nga 2003. Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriut ”, u shpreh deputetja.

Më tej ajo shtoi se kryetari i PDK-së Kadri Veseli nuk ka qenë në dijeni për këtë rast, ndryshe nga ç’u hodhën akuza ndaj saj.

“Unë kam shumë dokumente për të dëshmuar gjenocidin. Në prokurori jam në cilësinë e dëshmitares”, u shpreh më tej deputetja e PDK.

 

Të fundit