Flash News

KRYESORE

Fotoja historike e seancës gjyqësore kundër grupit të parë të deputetëve dhe intelektualëve, 1947

Dje u përkujtua 70-vjetori i vrasjes së deputetëve dhe intelektualëve. Pas disa sqarimeve të djeshme, sot gazetari dhe historiani Kastriot Dervishi  publikon një foto nga fillimi i seancës gjyqësore kundër grupit të parë të deputetëve dhe intelektualëve, 4 shtator 1947. Vihet re prania e madhe e policëve dhe ushtarëve. Gjithashtu Dervishi publikon edhe aktin e fundit të ekzekutimit të tyre:

“Presidiumi dhe Ministria e Mbrojtjes

Para se Presidiumi i Kuvendit Popullor të nënshkruante aktin e fundit që lejonte ekzekutimin me vdekje të procesit të parë ndaj deputetëve, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare jepte mendimin e saj që në këto raste ishte përfundimtar. Bashkëlidhur është letra përkatëse e datës 9 tetor 1947. Po atë ditë nën urdhrat e ministrisë, Presidiumi vendosi refuzimin e faljes së jetës dhe vendimi u ekzekutua të nesërmen.”

Të fundit