Flash News

KRYESORE

Fotoja me bikini e Kylie Jenner rriti me 1,500% numrin e të regjistruarve për të votuar në Amerikë

Fotoja me bikini e Kylie Jenner rriti me 1,500% numrin e të regjistruarve
Megjithëse ndonjëherë paragjykohet për pamjen e saj, ndërhyrjet estetike e shumë të tjera, mesa duket fotot me bikini të Kylie Jenner po funksionojnë për të bindur qytetarët amerikanë që të regjistrohen për të votuar. Vajza e familjes Kardashian-Jenner ka shpërndarë një link "vote.org" në profilin e saj në Instagram ku i është drejtuar fansave të regjistrohen për të votuar. Por këtë e ka bërë në një mënyrë pak më të veçantë, me një foto me rroba banjo. “A jeni regjistruar për të votuar? Klikoni në linkun në bio time... Le të bëjmë një plan për të votuar së bashku”, -shkroi Jenner në profilin e saj në Instgram në fillim të javës. Kjo faqe online, vuri re një rritje masive të përdoruesve pasi Jenner e publikoi linkun në faqen e saj. Rritja ishte 1,500% një ditë pasi Jenner bëri postimin. "Pas postimit të Kylie Jenner në Instagram, rritja e bashkëveprimeve me mjetin e verifikimit të regjistrimit të Vote.org flet për një energji midis të rinjve amerikanë që duan të sigurohen që zëri i tyre të dëgjohet në këto zgjedhje. Duke e bërë votimin më të lehtë dhe nga ana tjetër, duke marrë më shumë njerëz për të votuar, ne krijojmë një demokraci më të fortë, më përfaqësuese", -tha CEO i Vote.org Andrea Hailey në një deklaratë për mediat.
 
View this post on Instagram
 

but are you registered to vote? click the link in my bio.. let’s make a plan to vote together 🤍🤍

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on

Të fundit