Flash News

KRYESORE

Fotoja/ Një ditë para votimit, kandidati për drejtimin e SPAK në kafe me kryetarin e Komisionit të Ligjeve

Altin Dumani shikohej si njeriu i cili do të merrte drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Por në mbledhjen e së enjtes, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmbysën me votë një vlerësim të mëparshëm të tyre dhe ngjitën prokurorin Arben Kraja në krye të kësaj strukture, e cila tashmë ka nisur punën. Kraja mori votat e 6 nga 11 anëtarëve të KLP-së, ndërkohë që Dumani siguroi votat e 4 anëtarëve.

Kjo përmbysje e listës dhe nxjerrja e Krajës para, i cili më pas edhe u përzgjodh si drejtuesi i ri ngjalli shumë dyshime. E të njëjtën gjë ngjall edhe një fotografi e Dumanit, që deri të enjten më mëngjes shikohej nga shumë si drejtuesi i ri i SPAK-ut.

Dumani një ditë para se të kandidonte (të dielën), u fotografua në kafe me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Një pamje e tillë sigurisht që të bën të pyesësh: çfarë do një prokuror i SPAK-ut dhe njeriu që shikohej si drejtues i saj në kafe me një deputet (PS) dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve?

Po kryetari i Komisionit të Ligjeve, përse duhet ta kishte këtë dëshirë të madhe për të pirë kafe me kandidatin për drejtimin SPAK, 24 orë para votimit?

A mendojnë ata se kjo ndikon në opinionin publik?

Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është krijuar për të hetuar politikanët, e po ashtu edhe kriminelët. Në bazë të rregullores trupa duhet që të shfaqin paanshmëri e korrektësi.

Sigurisht që një afrimitet i tillë nuk ndikon mirë në opinionin publik, i zhgënjyer nga kjo klasë politike.

Kjo foto tregon Dumanin me kurrizin dhe Manjën  duke parë nga njëri-tjetri e duke biseduar.

Në këtë foto shfaqet sërish Dumani, gjatë procesit të vetingut, sërish me kurriz, e që qartësin identitetin e tij në foton e parë.

Të fundit