Flash News

KRYESORE

Fotolajm/ Salutimi i fundit i Fatmir Xhafajt, ministrit që 'përgënjeshtroi' kryetarin e Opozitës. Por, jo deri në fund

Fotolajm/ Salutimi i fundit i Fatmir Xhafajt, ministrit që

Lulzim Basha, e mbajti premtimin e tij, edhe pse me vonesë. Ai qe betuar në Çadrën e protestës së opozitës se 'Fatmir Xhafaj do të futej një Ministrinë e Brendshme mbi trupat tanë'. Deputeti socialist, që mbikqyri Reformën në Drejtësi, nuk shkeli mbi asnjë trup opozitari veç 'trupave të kujtimeve' të risjella në vëmendje nga dy qytetarë të cilët pretenduan se, gjatë komunizmit kur punonte si hetues në Krujë, i kish torturuar. Xhafaj i hodhi poshtë akuzat si sajesa në një intervistë për Sokol Ballën.

Sot ai e la zyrën (fotoja e LSA e kap në dalje) si një nga ministrat më jetëshkurtër të Republikës, i cili në dy muaj do mbahet mend për qëndrimin larg vëmendjes mediatike, ndryshe nga paraardhësi, Tahiri. Të cilin nuk e përgënjeshtroi vetëm këtu, por edhe te territoret dhe magazinat me kanabis.

Këto dolën në media, por ministri jo.

Fatmir Xhafaj u takua kështu me premtimin e Bashës. Ai doli sot prej zyrës duke ia lënë vendin një ministri që vjen si propozim i Bashës, kolonelit të trupave komando, Dritan Demiraj.

©Politiko.al

Të fundit