Flash News

KRYESORE

“Foton time e publikove, por çekun e bebes s’e mora”, postimi i gruas që i nxori gënjeshtrën Ramës: Me thatë kaloi afati  

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar postimin e një nëne, fotografia e së cilës bashkë të voglin e saj u publikua në rrjetin social të kryeministrit Edi Rama sa i takon bonusit të bebeve.

Gruaja i shkruan Ramës se foton ia publikoi, por çekun e bebes nuk e mori, pasi i është thënë se ka kaluar afati.

“Ja si del haptas gënjeshtra e Ramës dhe vdes propaganda rilindase, me fjalët e sinqerta të një nëne që bonusin e bebes nuk e mori kurrë, por foton ja keqpërdor kryegënjeshtari për të mashtruar!

Përgjigja e saj flet vetë!

Edi Rama nuk e di që nevojat e prindërve kur vjen një jetë e re në familje janë të shumta. Kur ke 7 vjet që gjithë kohën dhe energjinë e shpenzon për të prodhuar propagandë, nuk arrin as te kuptosh e jo më të ndihmosh njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

Shporta fasadë, foto në maternitet, foto me fëmijë të pafajshëm që përdoren për të mbushur videot e propagandës, ndërsa xhepat e prindërve zbrazen çdo ditë e më shumë.

Zvarritje pa fund për të tërhequr bonusin e bebes, procedura të komplikuara me afate, të gjitha kurthe që nënat dhe baballarët mos marrin asnjë ndihmë reale nga shteti.

Nuk ka formë propagande që e fsheh revoltën e kësaj nëne, që i kanë përdorur foton e saj dhe të foshnjes për të gënjyer për bonusin e bebes.

Shqiptarët nuk janë për tu tallur dhe përdorur po për t'u ndihmuar. Por Kryegënjeshtari në ikje nuk e bëri kurrë”, shkruan Zhupa.

Të fundit