Flash News

KRYESORE

Foto/Pas qendrës, parkime me pagesë edhe në brendësi të lagjeve në periferi të Tiranës

Pak ditë më parë, Politiko.al raportoi, për kthimin në parking me pagesë, pothuajse të të gjithë zonës prapa ish-ekspozitës në Tiranë, në afërsi të rrugës Myslym Shyri.

Por sikurse parlajmëruar, fenomeni ka gjasa që të shtrihet në të gjithë qytetin.

Në fakt është i ditës së sotme një raportim i bërë nga një qytetar në portalin Jeta Osh Qef.

"Peshendetje JOQ, ju flas ne emer te banoreve te lagjes 4 Deshmoret ne Tirane, te cilet sot kane hasur prezencen e disa tabelave per parkim me pagese ne nje zone periferike ku nuk ka shume qarkullim dhe jetojne familjare" – raporton banori.

Shumë shpejt, banorët në të gjithë Tiranën, do të shohin që shesh-parkimet në pallatet apo shtëpitë e tyre do të kthehen me pagesë.

Të fundit