Flash News

KRYESORE

Me cilat fonde?/ Ministri Majko dhuron bakllava e gjela deti dhe shtron darka për militantët (Foto)

Duket, se në momentin kur qeveria ka një rënie drastike të popullaritetit e përfshirë nga skandale të ndryshme, si kanabisi, hetimi i Saimir Tahirit dhe mos-arrestimi i Klement Balilit, Rama ka urdhëruar ministrat që t’u qëndrojnë sa më pranë militantëve, në mënyrë që të mos i humbasin edhe këta të fundit.

Të zhgënjyer nga konkurset në shtet, që i fitojnë vetëm vajza dhe djem ish-deputetësh apo zv. ministrash, si rasti i të bijës së Artan Shkrelit dhe Ledi Shamkut, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka qenë i pari që ka hyrë në aksion.

Ai shkruan me krenari: “Në Njësinë 5, dje, Partia Socialiste mblodhi familjen e vet për të festuar vitin e ri 2018. Mbarësi!”.

Në foto duket që Majko është mjaftuar duke u shtruar një darkë militantëve, për t’i mbajtur të karikuar për vitin e ardhshëm.

"Dje, shpërndamë për 200 gra kryefamiljare dhe familje në nevojë, dy simbolet e vitit të ri, gjelin e detit dhe bakllavanë. 

Falenderimi i shkon vecanërisht donatorëve, Meritës dhe Eltonit, që e bënë të mundur me ndihmën që dhanë për këtë" sqaron më tej Majko, bashkë me fotot përkatëse ku ai duket duke shpërndarë ndihmat. 

Të fundit