Flash News

KRYESORE

Fotot/ Aksidenti ku u përfshi Taulant Balla, makina përfundoi në oborrin e një banese

Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla njoftoi pasditen e sotme se makina me të cilën ai udhëtonte në drejtim të Shkodrës u përfshi në një aksident automobilistik.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetin social, Balla njoftonte se as ai dhe as ata që e shoqëronin atë në makinë nuk ishin lënduar, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të kthesës për në fshatin Plezhë.

Makina me të cilën udhëtonte Balla, tip ‘Toyota’ u përplas me një furgon-rulot dhe më pas doli nga rruga.

Siç duket nga fotot, e publikuara nga portali TPZ, makina ka përfunduar në oborrin e një banese që ndodhet në anë të rrugës.

Makina e Taulant Ballës

 

 

 

Të fundit