Flash News

KRYESORE

Fotot/ Aktori i ‘Portokalli-së’ revoltohet me Blendi Klosin: Ministri i Turizmit si je? Ky është turp i madh në mes të sezonit  

Aktori i njohur i spektaklit të humorit ‘Portokalli’, Florjan Binaj duket se e ka harruar spotin për turizmin në Shqipëri, duke i bërë thirrje Liam që të vizitojë asetet turistike dhe ka parë se ç’ndodh në realitet me to.

Binaj ka publikuar në rrjetet sociale foto nga muret e kalasë së Himarës, në të cilat ka mbishkrime greke dhe provokuese ku shkruhet se ‘Himara është Greqi’.

Për këtë, ai i drejtohet ministrit të Turzmit dhe Mjedisit, Blendi Klosit se nëse kjo situatë do të ndodhte në Greqi do të cilësoj si incident diplomatik.

“Një turp i madh që në mes të sezonit turistik, askush nuk bën asgjë për të fshirë këto shkrime ofenduese si : Himara është Greqi dhe Epir, në muret e kalasë së Himarës...Min e Turizmit si je? Nëse shkrime të tilla do bëheshin në Greqi do quhej incident diplomatik...kur bëhen në Shqipëri quhet sezon turistik...TURP!”, shkruan aktori.

Të fundit