Flash News

KRYESORE

FOTOT/ Ambasadori Donald Lu siç nuk e keni parë, me qeleshe dhe shpatë në brez

Personeli i ambasadës amerikane në Tiranë festoi ditën e Pavarësisë së Shqipërisë duke pozuar të veshur me kostume popullore nga të gjithë trojet shqiptare.

Fotot, janë publikuar në Facebook nga ambasada ndërsa në to shfaqet edhe ambasadori Donal Lu i cili mban veshur kostume karakteristike shqiptare.

“Javën e kaluar, Ambasada Amerikane në Tiranë festoi Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë me një shfaqje shumë të veçantë. Personeli i Ambasadës u vesh me kostume popullore tradicionale nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, duke treguar kështu jo vetëm zejtarinë e mrekullueshme dhe unike, por edhe kulturën dhe artin shqiptar që është trashëguar nga brezi në brez. Shihni fotot dhe na thoni nëse arrini dot të gjeni zonën të cilës i përkasin këto kostume, ose cili prej tyre është i preferuari juaj. (E drejta e fotove: Grace Medina)”, shkruhet në Facebook-un e ambasadës.

Të fundit