Flash News

KRYESORE

Fotot/ Arben Ahmetaj sërish në krye të Financave. A do ta rikthejë 'dhomën e qejfit' në Ministri?

Arben Ahmetaj është rizgjedhur nga Edi Rama për ta drejtuar Ministrinë e Financave ( e bashkuar me Ekonominë) për një mandat të dytë katërvjeçar. Ahmetaj u largua përkohësisht nga posti i ministrit pas marrëveshjes së 18 majit, për t'u zëvendësuar nga ministrja teknike, Helga Vukaj.

Ajo që i ra në sy stafit të ministres së re, ishte një krevat që u hoq nga një dhomë e vogël pranë zyrës së ministrit Ahmetaj, njëfarë aneksi i fshehtë dhe 'intim', i cili kishte akses të lehtë te një banjo përballë saj. Shenjat e krevatit në mur duken qartë nga këto foto të siguruara nga politiko.al.

Duhet lyer ajo dhomë z. Ministër ose krevati duket kthyer aty ka ka qenë! Kryeministri nuk do pajtohej me një pamje të tillë, jo estetike.

Se për çfarë i duhet krevati një ministri në një dhomë ngjitur me zyrën, është një pyetje që mund të marrë shumë përgjigje. Për të fjetur gjumë në pushimin e drekës pas një dite të lodhshme duke punuar për Shqipërinë, është vetëm njëra prej tyre.  

Të fundit