Flash News

KRYESORE

Banorët bllokojnë rrugën në "Astir", protestojnë me flamurin amerikan dhe kanë një paralajmërim për nesër

Sot skadon afati i vendosur nga ARRSH për projektin në Unazën e Re, ndërsa dritat janë fikur përgjatë gjithë zonës në Astir.

Banorët e Astirit po protestojnë prej 14 ditësh për mbrojtjen e banesave të tyre. Disa prej tyre mbajnë në duar  me flamurin amerikan. Një zonjë, e pyetur nga News 24, u shpreh se vetëm te Amerika kanë shpresë, pasi shteti shqiptar ka vdekur. “Presim Amerikën të na mbrojë. Nuk presim as Bashkimin Europian. Vetëm Amerika mund ta bëjë këtë vend”, u shpreh një qytetare.

Banorët e Astirit kanë paralajmëruar protestë pa afat ditën e nesërme që do të nisë në orën 11:00. Ata  i kërkojnë ndjesë shoferëve për bllokimin e rrugës, por kërkojnë mirëkuptimin e tyre pasi rrezikojnë të mbeten në rrugë.

ot/

Të fundit