Flash News

KRYESORE

Fotot/ Basha një ditë pas protestës: Zgjedhjet farsë u anuluan; Largimi i Ramës është i panegociueshëm

Fotot/ Basha një ditë pas protestës: Zgjedhjet farsë u

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron një ditë pas protestës se falë vendosmërisë së qytetarëve, zgjedhjet e 30 qershorit janë anuluar.

Ndërsa publikon një album me foto nga protesta e djeshme në Tiranë, Basha thekson se beteja vazhdon deri në triumfin e standardeve dhe vlerave evropiane.

“Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!

Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!

Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm”, shkruan Basha sot në rrjetet sociale.

Të fundit