Flash News

KRYESORE

FOTOT/ "Dashuria nuk ka të bëj me përmasat", modelja e njohur u përgjigjet kritikëve

“Dashuria nuk ka të bëj me përmasat”, kshtu shprehet blogerja dhe modelja e njohur amerikane Jenna Kutcher. 29 vjeçarja është e martuar me Drew Kutcher, trajner personal, i pagëzuar në rrjetet sociale për format e tij si “Mister Abdominali”.

Kilet e tepërta të blogeres dhe trupi i tonifikuar i partnerit të saj janë bërë objekt kritikash në rrjet.

Jenna u është përgjigjur në një postim të gjatë ndjekësve të saj, duke ua bërë të qartë se përmasat trupore nuk kanë të bëjnë me dashurinë.

“Në 10 vitet e fundit ky burrë ka përqafuar çdo formë timen, çdo kilogram dhe çdo puçër në trupin tim. Më ka kujtuar gjithmonë se jam e bukur edhe kur jam ndjerë e pasigurt. Po kam kofshë dhe krahë të shëndoshë, kam celulit, por kam zgjedhur një burrë që di t’i përballojë këto. Unë jam shumë më shumë se sa trupi im, ai gjithashtu. Kështu jeni të gjithë ju. Dashuria nuk ka të bëjë me përmasat”, shkruan modeljanë Instagram duke përcjellë dhe një mesazh shumë të rëndësishëm të të gjithë kritikët.

Të fundit