Flash News

KRYESORE

32-vjeçari i vrarë në Tiranë, paqartësi mbi identitetin e viktimës

Policia e Tiranës ka njoftuar se sot, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Boçi, 32 vjeç, i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Emiliano Boci , 32 vjeç dhe i plagosuri M.D., 27 vjeç janë shokë me njëri-tjetrin dhe janë qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal së bashku. 

Fillimisht disa media raportuan se viktima ishte një tjetër person me të njëjtin emër, që punonte në doganë.

Mirëpo ky i fundit rezulton se është nga Mamurrasi, ndërsa Top Channel shkruan se viktima është nga Vlora dhe rezulton të jetë personi në foton e publikuar në Balkanweb dhe që ndodhet bashkëngjitur këtij shkrimi.

 

Të fundit