Flash News

KRYESORE

Fotot/ Dulen nuk e mban vendi, nga Fullani te ambasadori rus, me kë u takua Janullatos sot (dhe një i dërguar nga Rama)

Në të kremten e Krishtlindjes, në Selinë e Sinodit të shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë kishte vizitorë të shumtë. Ata donin të uronin për festën Kryepiskopin Anastas dhe gjithë besimtarët orthodhoksë, por kishin edhe një urim më të veçantë. Atë për marrjen e shtetësisë shqiptare nga Janullatosi. E veçantë dhe shumë e ngrohtë ishte biseda gjatë vizitës së Presidentit Ilir Meta, i cili e uroi Kryepiskopin si qytetarin më të ri të vendit tonë, bën të ditur vetë Kisha Ortodokse.

Gjithashtu, për të uruar për Krishtlindjen erdhën edhe Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, përfaqësuesi i Kryeministrit Rama, z. Thomas Frashëri, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, deputetë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, përfaqësues diplomatikë, personalitete të njohura dhe besimtarë orthodhoksë.

Në takim me Janullatosin ra në sy ehde prania e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, me të birin Erikun dhe gruan e tij, gjyqtarja Arjana Fullani.

Gjithashtu Janullatosi u pa të takonte edhe ambasadorin rus në Tiranë, Z. Karpushin.

Por më i lumtur nga takimi me Janullatosin u duk kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili duket sikur po i thotë Kryepeshkopit “Ja arritëm edhe kësaj dite”.

Të fundit