Flash News

KRYESORE

Fotot/ Dy deputetët e rinj të PDIU-së dhe LSI-së që do zëvendësojnë Rakipin dhe Rehovicën

Prokuroria i ka dërguar Komisonit Qendror të Zgjedhjeve emrat e dy deputetëve për të cilët kërkon që t’u hiqet mandati i fituar në zgjedhjet e fundit.

Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledjon Rehovica i LSI-së janë dy emrat për të cilët kërkohet të hiqet mandati. Në rast se KQZ do të vendos heqjen e mandatit për dy deputetët atëherë ata do ët zëvendësohen me dy emra të tjerë.

Mandati i Rakipit, do ti kalojë Dritan Bicit i cili renditej i katërti në listën e PDIU-së në qarkun e Elbasanit. Ndërkohë mandati i Rahovicës do ti kalojë Silva Cakës e cila renditej e treta në listën shumë ermërore të LSI-së për qarkun e Beratit. Caka ka qenë deputete edhe legjislaturën e kaluar ndërkohë që në zgjedhjet e fundit mbeti jashtë Kuvendit.

Të fundit