Flash News

KRYESORE

Fotot/ Dy ministra bëjnë fushatë dhe 'shesin' si 'reforma të qeverisë' Projektet zvicerane në Shëndetësi

Ish-ministri, Ilir Beqaj, dhe pasuesja e tij në postin e Ministrit të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë marrë pjesë në inaugurimin dhe inspektimin e dy Qendrave shëndetësore, njëra në Cakran të Fierit dhe tjetra në Kastriot të Dibrës. Të dy zyrtarët i kanë trumbetuar Qendrat si arritje të qeverisë socialiste dhe pjesë e 'reformës në shëndetësi'.

Investimet në secilën prej qendrave kapin shumën e 100 milion lekëve të vjetër. Ajo që nuk thonë dy ministrat, të paktën në postimet e tyre në Facebook-shihni më poshtë, është se investimi nuk është i Qeverisë shqiptare, por i Projektit Shëndet për të Gjithë i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Pra, bëhet fjalë, siç shihet qartë nga fotot më poshtë, për një program të mbështetur nga taksat e popullit zviceran, apo një dhuratë e tyre për banorët e Cakranit dhe Kastriotit. 

 

Të fundit