Flash News

KRYESORE

Fotot e Enver Hoxhës, Enkelejd Alibeaj: Nëpërmjet fëmijëve, Rama kërkon të riinstalojë komunizmin

Fotot e Enver Hoxhës, Enkelejd Alibeaj: Nëpërmjet

Partia Demokratike ka reaguar me anë të nënkryetarit, Enkelejd Alibeaj, për fotot e Enver Hoxhës që u shfaqën sot gjatë ceremonisë së 75 vjetorit të Konferencës së Pezës. Alibeaj e konsideron këtë veprim provokim brutal të Edi Ramës për ringjalljen e komunizmit në Shqipëri.

Sipas Albieajt, Rama po përpiqet që nëpërmjet brezit të ri, të riinstalojë komunizmin më vend.

Reagimi:

Provokimet e turpshme dhe brutale të Edi Ramës për ringjalljen e komunizmit nuk kanë të sosur! Sot, në Pezë, iu shfaqi shqiptarëve pankartat me foto të Enver Hoxhës, para të cilave parakalojnë, me përulje dhe adhurim, qeveritarët, deputetët e tij dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor! E bëri këtë pasi Ministrin e Brendshëm dhe të Sigurimit të Shtetit e emëroi kryeparlamentar! Hetuesin e zellshëm të agjitacionit dhe propagandës komuniste e emëroi Ministër të Brendshëm! Mbushi radhët e qeverisë me pinjollë të nomenklaturës së lartë komuniste! Shembi dhunshëm kullën e simbolit antikomunist Prek Cali!

Pankartat e diktatorit qëllimisht ia vuri në dorë fëmijëve. Duke filluar te ata, kërkon të ringjallë dhe të riinstalojë komunizmin, pushtetin gjakatar të etërve të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Për ata që nuk kanë parë ende, asgjë akoma, sot kanë mundësinë të hapin sytë fort dhe të kuptojnë, tek ato pankarta, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.​

Të fundit