Flash News

KRYESORE

Fotot e Enver Hoxhës në Pezë, kreu i PD paralajmëron ashpër: Do ndërhyjnë ndërkombëtarët

Fotot e Enver Hoxhës në Pezë, kreu i PD paralajmëron

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët në lidhje me fotot e Enver Hoxhës të cilat u mbajtën në duart e të rinjve gjatë 75-vjetorit të Konferencës së Pezës, u shpreh shkurt se ka kërkur ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Është një sëmundje e përsëritur të cilës s’mund t’i jepet ilaci me propozime fasadë. Ne kemi kërkuar ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, gjermanëve dhe shumë shpejt do propozojmë në Kuvend një projektligj për ndalimin dhe kriminalizimin e përdorimit të simboleve te Komunizmit sipas ligjit që përdorte Gjermania lidhur me simbolet e nazizmit”, u shpreh Basha, duke shtuar më tej se është politika shkaku kryesor që Shqipëria është në këtë gjendje.

Të fundit