Flash News

KRYESORE

Fotot e rralla/ Legata amerikane dhe rezidenca e ambasadorit në Tiranë më 1938, pas tyre vetëm fusha dhe mali i Dajtit

Ambasada Amerikane ka publikuar sot dy foto të rralla, që tregojnë ndërtesën e Legatës amerikane në Tiranë dhe rezidencën e ambasadorit të saj, në vitin 1938.

Ambasada ndodhej në të njëjtin vend ku ndodhet edhe sot, në Rrugën e Elbasanit, dhe SHBA-të e kishin blerë truallin në kohën e qeverisjes së Mbretit Zog.

Në pamje dallohet se pas krahëve të Legatës, shihet vetëm mali i Dajtit dhe nga të gjitha anët e saj ka vetëm fusha boshe, ndërkohë që sot çdo hapësirë është e zënë nga ndërtimet.

Të fundit