Flash News

KRYESORE

Fotot ekskluzive/ Ja varrezat italiane në Shqipëri me 12.000 të rënë, ku grekët po zbulojnë eshtra

Disa foto të kohës së luftës-italo greke 1940-1941, dëshmojnë qartë se në zonat ku një komision i përbashkët shqiptaro-grek po gërrmon dhe pretendon se ka gjetur eshtra ushtarësh helenë, në fakt ishte i njëjti vend ku gjatë luftës në fjalë, atje ishin ngritur varreza me eshtrat e ushtarëve italianë të rënë dhe të indetifikuar nga ministria përkatës e mbrojtjes.

Varreza italiane të Tepelenës dallohen qartë në këtë foto si një varrezë e madhe, dhe është pikërisht në atë zonë që sot greket pretendojnë se kanë gjetur eshtrat e një ushtari të tyre, që në fakt ka distinktiv me gërma latine dhe mbiemrin Greco, një mbiemër tejët i përhapur në Itali.

Historia e varrezave

Në vitin 1942 Duçja autorizoi shpalljen e një konkursi për disa memoriale dhe varreza për të rënët italian në Shqipëri (përfshi edhe Tiranën) gjatë luftës italo-greke, numri i të cilëve i kalon 12.000. Konkursi u fitua me merita të barabarta nga arktitekti Antonio Cassi Ramelli dhe nga vëllezërit Livio dhe Pier Giacomo Castiglioni. Ecuria shkatërrimtare e luftës dhe rënia e fashizmit, më 1943, bëri që paprimtas procedura e konkursit dhe të gjitha projektet të ndërpriteshin. Vetëm pas disa dekadash eshtrat e të rënëve italianë arritën të ktheheshin në vendin e tyre, sot një pjesë e tyre prehen në Varrezta e Barit për të rënët Përtej Detit, por një pjesë e madhe e eshtrave mbetën të pazbuluara në vendet ku ranë, për shkak se gjatë komunizmit nuk u lejuan më kërkime intensive.  

Vlen të theksohet se në vitet 1941-1943 u ngritën disa monumente të kushtuara të rënëve të divizioneve apo korp-armatave që vepronin në Itali. Bëhet fjalë për vepra të ngritura gjatë konfliktit dhe që u shkatërruan pas luftës nga partizanët shqiptarë. Deri më tani janë dokumentuar me fotot që mund të shihni në këtë shkrim monumentet e të rënëve të Divizioneve Ferrara, Modena, Firenze, Lupi di Toscana dhe Korp-Armatës XXV, varreza monumentale e Korp-armatës VIII dhe varreza monumentale e Beratit.

Këto foto janë të një rëndësie të veçantë historike, për shkak të gënjeshtrës që po tenton të bëjë Greqia sot me eshtrat e ushtarëve italianë, që po i paraqet si helenë./Politiko.al

Të fundit