Flash News

KRYESORE

Fotot ekskluzive/ Prokuroria sekuestroi librin e hyrje-daljeve në ministri. Habilajt mund të kenë përdorur një 'derë speciale', që lidhet me BunkArt2, për të hyrë te Saimir Tahiri

Një ndër 'sekuestrot' e prokurorëve të Krimeve të Rënda në 'çështjen Tahiri' ka qenë edhe libri i hyrje-daljeve në ministrinë e Brendshme. Sipas raportimeve mediatike, lëvizja e prokurorëve kishte të bënte me një dyshim apo informacion se zyrën e ministrit Saimir Tahiri e kishte vizituar Moisi Habilaj, një prej anëtarëve të bandës Habilaj.

Burime të Politiko.al në ministrinë e Brendshme, që kanë siguruar edhe këto foto, thonë se ka pak gjasa që prokurorët të gjejnë emrin e Habilajt në librin e hyrje-daljeve në institucion. Kjo, thonë burimet, për arsye se aksesi në ministri nuk bëhej vetëm nëpërmjet portës kryesore. Zyra e ministrit të Brendshëm komunikon nëpërmjet një korridori dhe një dere të posaçme me BunkArt2, i ndërtuar në vendstrehimin e dikushëm sekret të ministrisë së Punëve të Brendshme të kohës së diktaturës.

Ish-ministri Tahiri, thanë të njëjtat burime për Politiko.al, e përdorte këtë zyrë për 'takimet informale', edhe për shkak të aksesit me një hyrje-dalje të veçantë.

Të fundit