Flash News

KRYESORE

Fotot/ Erion Veliaj kopjon gjithmonë e më shumë Ramën, tani shfaqet edhe si basketbollist

Erion Veliaj është një krijesë politike e lindur dhe rritur nën kujdesin e Edi Ramës. Ishte ky i fundit i cili e mbështeste në prapaskenë në kohën e protestave të MJAFT-it, më pas e afroi në PS-së për ta bërë deputet, ministër dhe së fundmi kryetar bashkie.

Nga ana e tij, edhe Veliaj nuk e ka fshehur ‘dashurinë’ për mentorin e tij. Jo më larg se të enjten, në një prej emisioneve politike, kryebashkiaku foli me jo pak lëvdata për kryesocialistin.

Ngjashmërinë me Ramën, Veliaj e ka treguar edhe në mënyrën e tij të drejtimit të një institucioni. Shembullin e kreut të qeverisë si kryebashkiak, ‘Lali Eri’ duket se po e ndjek edhe vetë(fasada, propagandë, kaseta). Së fundmi, për të shtuar edhe më ngjashmërinë me kryeministrin, Veliaj nuk ka nguruar të shfaqet edhe si basketbollist. Në rrjetin social Facebook, kryebashkiaku ka publikuar disa foto teksa shfaqet duke luajtur basketboll.

Të fundit