Flash News

KRYESORE

Fotot/ Fatmir Xhafaj dhe Haki Çako pjesë e aktivitetit të organizuar nga dentistja që u arrestua për mashtrim

Policia arrestoi sot 37-vjeçaren Olesia Duka pas akuzave se ka mashtruar një person duke i marrë 900 mijë euro. Por emri i saj nuk është i panjohur për mediat.

Ajo është shfaqur në disa ekrane ndërkohë që ka organizuar edhe aktivitete në mbështetje të fëmijëve. Në një prej tyre ka qenë i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, si dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Aktiviteti në fjalë është mbajtur në fund të vitit 2017 dhe klinika dentare e Olesia Dukës do të ofronte shërbime falas për një vit për fëmijët e policisë të rënë në krye të detyrës.

 

 

 

Të fundit