Flash News

KRYESORE

Fotot/ Kishte fshehur telefonin në këpucë, arrestohet në flagrancë gardisti

Ministria e Drejtësisë njofton se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve njofton se ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë të IEVP-së Fushë-Krujë, Bib Prend Beqiri, 56 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë u për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar para marrjes së shërbimit atij i është konstatuar se mbante të fshehur një send të dyshimtë në pjesën e poshtme të këpucës së djathtë.

“Pas kontrollit të imtësishëm nga ana e punonjësve të sigurisë së IEVP-së Fushë-Krujë u konstatua se Beqiri kishte kamufluar një send të dyshimtë, i mbështjellë me qese plastike dhe izoluar me natriban, që më vonë rezultoi se brenda kishte një aparat telefoni Iphone 5, ngjyrë e zezë, pa kartë SIM.

Ndërsa në pjesën e poshtme të këpucës së majtë, poshtë shollës, u konstatua se kishte fshehur fishën e karikimit të këtij aparati telefonik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi Bib Beqiri  ka konsumuar elementet e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 

 

 

 

Të fundit