Flash News

KRYESORE

Fotot/ Kjo është banesa ku jeton Nexhmije Hoxha dhe që do të shembet nga projekti i ndërtimit të Unazës së Madhe

Banesa ku jeton Nexhmije Hoxha, e veja e diktatorit Enver Hoxha, është një prej banesave e cila është parashikuar të shembet në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës.

Nexhmije Hoxha jeton në këtë shtëpi që prej vitit 1994 pas largimit nga ish Blloku. Këto ndërtesa më parë kanë qenë godina të ish reparteve ushtarake dhe ish pularisë, dhe banorët një pjesë i kanë privatizuar.

Nexhmije Hoxha por edhe të afërmit e saj nuk pranuan të flisnin ‘Ora News’ ndërsa është parashikuar që për zgjedhimin e Unazës së madhe do të shemben mbi 300 objekte.

Të fundit