Flash News

KRYESORE

Fotot/ Kush janë shqiptarët e arrestuar në mega-operacionin me Italinë, akuzohen si trafikantë droge dhe armësh

Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit njoftuan dje në një konferencë të përbashkët me homologët e tyre në Itali,  një mega-operacion që goditi katër grupe kriminale që trafikonin kanabis dhe armë.

Përveç kanabisit dhe armëve, këto grupe kryenin edhe trafikun e kokainës dhe heroinës, të destinuara për tregun evropian.

Prokuroria e Leçes ka lëshuar 27 urdhër-arreste dhe gjashtë prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri.

Të arrestuarit në vendin tonë janë shtetasit:

Luka Beqiraj

Bilbil Kabello

Arbnor Hoxhaj

Denis Pashaj

Kujtim Elmazi

Kristian Llanaj

Ndërkohë, shqiptarët e arrestuar në Itali janë:

Dorian Alikaj

Altin Avduramani

Ajet Cepaj

Klaudio Fani

Artur Malo

Raul Xheninaj

Mediat italiane kanë publikuar me foto se kush janë shqiptarët e arrestuar, të dyshuar si pjesë e këtyre grupeve kriminale.

Dy shqiptarë përfshirë në këtë grup ndodhen aktualisht të burgosur në Shqipëri, një tjetër shqiptar ndodhet i burgosur në Mal të Zi, ndërsa gjashtë shqiptarë tjerë ndodhen në kërkim.

Operacioni dy vjeçar është shtrirë në Shqipëri në të paktën tre qytete: Durrës, Vlorë dhe Lezhë.

 

Të fundit