Flash News

KRYESORE

FOTOT/ Ky është 29-vjeçari që ju bë atentat mbrëmjen e sotme, ja rekordet e tij kriminale

Fadil Tërnova është 29-vjeçari ndaj të cilit u organizua një atentat mbrëmjen e sotme. Ai u qëllua teksa po udhëtonte me makinë në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, në Bulqizë.

Në njoftimin e saj policia thotë se 29-vjeçari ka rekorde të theksuara kriminale dhe penale.

Fadili u arrestua në shtator të vitit 2015 nga Forcat RENEA, pasi ishte shpallur në kërkim, akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Në momentin që ai u arrestua ju gjet një pistoletë dhe me fishek të mbushur. Në momentin e arrestimit iu sekuestrua pistoletë dhe dy karikatorë me 16 fishekë. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua edhe një armë Kallashnikov me dy krehra me 60 fishekë.

Të fundit