Flash News

KRYESORE

Fotot/ Ky është lokali i Agron Xhafajt në Vlorë ku u bë audio përgjimi

Ditën e sotme, Partia Demokratike, publikoi një video përgjim mes vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj dhe një personi tjetër sa i takon trafikut të drogës.

Sipas PD-së, në të kaluarën, bashkëpunëtori X dhe Agron Xhafaj kanë punuar së bashku në trafikun e drogës, por kur bashkëpunëtori X u dënua me burg në Itali, Agron Xhafaj, nuk u interesua kurrë për të. Takimi mes tyre zhvillohet pasi bashkëpunëtori X ka dalë nga burgu, ka ardhur në Shqipëri dhe i kërkon ndihmë Agron Xhafajt t’i gjejë ngarkesë me kanabis dhe ta punësojë si skafist për të bërë një rrugë Italie, sepse ka mbetur pa para.

Fillimisht bashkëpunëtori i telefonon Agron Xhafajt ndërsa më pas ata takohen, sipas PD-së, në një lokal në Vlorë që njihet si lokali i Agron Xhafës.

Politiko.al ka mësuar se lokali quhet ‘Miami’ dhe ndodhet në katin e dytë të një pallati pranë shkollës ‘Pavarësia’ në Vlorë. Fotot e mëposhtme, janë pikërisht të lokalit ku u zhvillua video përgjimi që PD publikoi sot.

 

Të fundit