Flash News

KRYESORE

Fotot/ Ky është projekti ri për Teatrin Kombëtar; artistët kërkojnë ruajtjen e godinës ekzistuese

Aktorët e Teatrit Kombëtar kanë propozuar sot projektin e tyre për rikonstruksionin e godinës. Ndryshe nga projekti i vjedhur që u prezantua nga kryeministri Edi Rama dhe që parashikonte shembjen  e godinës ekzistuese, për t’i krijuar hapësirë ndërtimi të disa kullave, projekti i prezantuar nga aktorët parashikon ruajtjen e godinës ekzistuese dhe rikonstruksionin e saj.

Salla e madhe e teatrit parashikohet të jetë 850 vende.

Projekti i prezantuar sot është e një cilësie shumë të lartë, çka hedh poshtë pretendimet e qeverisë se godina është e pamundur të rikonstruktohet.

Në prezantimin e projektit kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë aktorët e skenës shqiptare, të cilët kanë kundërshtuar planin e kryeministrit Rama për të prishur godinën historike.

Të fundit