Flash News

KRYESORE

FOTOT/ La Klan-in për një mbrëmje, Blendi Fevziun e përlot e bija në Top Channel: Mban distancë nga unë

Blendi Fevziu, i ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” , solli buzëqeshjen në një familje nga Bulqiza, mirëpo doli i përlotur nga studioja.

E bija e tij 15 vjeçare i ka shkruar një letër ku i tregon se përse mban distancë me të atin. Ndër të tjera e bija i shkruan se është shumë krenare për të dhe se qëndron larg tij kur është në publik pasi nuk do të identifikohet si e bija e Blendit për arritjet e saj në të ardhmen.

Babi,

Unë nuk ta them ‘të dua shumë’ dhe zgjodha ta bëj në mënyrën më të bukur të mundshme, vendosa ta bëj publikisht pikërisht atëherë kur ti nuk e pret. Ti ke vendosur të surprizosh dikë, por me këtë rast, në një emision kushtuar familjes, mendova të të thosha se familja më e mirë në botë është e jona dhe kjo, falë teje.

Megjithëse jam pak e ngurtë dhe pak e ndrojtur, megjithëse nuk ta kam thënë me zë të lartë, megjithëse duket sikur jam krejt e ftohtë: dua të të them se të dua shumë, shumë, shumë. Është e vështirë ta masësh dashurinë, por mbase të dua më shumë se sa më do ti mua.

Mua nuk më pëlqen të prezantohem si vajza jote, po jo sepse kam turp prej teje. Përkundrazi, unë jam krenare për ty, jam krenare se të kam baba, jam krenare sa herë njerëzit flasin për ty, sa herë të referohen, sa herë të kanë shembull.

Por pikërisht për këtë, unë dua të rritem e të ec vetë, siç ke ecur ti vetë.

Nuk dua të më hapen rrugët se jam vajza e Fevziut, dua të të bëj krenar që je babai im. Nuk kam dashur kurrë të të zhgënjej ndaj matem mirë para çdo hapi që hedh, e nëse dukem sikur nuk e kam mendjen fare tek ti, dije, se thjesht po përpiqem të të ngjaj.

Të dua babi, Ti je idhulli im", shkruhej në letër.

Drejtuesi i “Opinion” rrëfeu dhe një pjesë të vështirë nga fëmijëria e tij. “12 vjeç jetoja jashtë familjes, me një gjyshe të paralizuar dhe më duhej të merrja një vendim për veten vetë. Besoj se dhe për vajzën instikti do të më çojë para”, tha ndër të tjera Fevziu.

Ndërsa në mbyllje të emisionit u shpreh se pavarësisht arritjeve që mund të kesh në karrierë,  nuk mund të jesh njeri i suksesshëm nëse nuk rrit fëmijë të mirë.

    

Të fundit