Flash News

KRYESORE

Fotot/ Meta vendos lule në varrin e ish presidentit të Bosnjës Alija Izetbegoviç

Presidenti i Republikës Ilir Meta kreu homazhe te varri i një prej liderëve më të mëdhenj të Bosnjës, Alija Izetbegoviç.

Ky i fundit ka qenë presidenti i parë i Bosnjë-Hercegovinës, pas shpalljes së pavarësinë. Ai e mbajti këtë detyrë deri në vitin 1996, ku më pas u bë anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës deri në vitin 2000. Ai është autori i disa librave dhe konsiderohet si një nga intelektualët më të mëdhenj boshnjakë.

“Nga jeta plot privacione dhe sakrifica, e këtij burri të madh shteti si Alija Izetbegoviç, mjafton dhe kjo trashëgimi që ka lënë, për ta nderuar sa herë vij në Sarajevë.”, shkroi Meta në profilin e tij në Facebook. Ai gjithashtu ndau edhe një thënie të Izetbegoviçit.

"Do të sakrifikoja paqen për sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës, po për paqen në Bosnje-Hercegovinë nuk do të sakrifikoja sovranitetin".

Të fundit