Flash News

KRYESORE

Fotot/ Miliarderi rus do ndërtojë resortin brenda Llogarasë; një tjetër resort luksoz edhe në Gjipe

Në Rivierën Shqiptare parashikohet ndërtimi i të paktën dy resorteve luksoze, një në Palasë dhe një në Gjipe.

Është arkitekti Winy Maas, i afërt me kryeministrin Edi Rama, i cili ka zbuluar këto projekte gjatë një bashkëbisedimi me studentë në një prej universiteteve të Londrës.

Në videon e publikuar nga ‘Ne Shqipëria’, Mass tregon se si ka arritur të mahnisë një biznesmen rus me projektin e Palasës. Ai ka planifikuar një resort të ndërtuar brenda malit dhe projekti është pëlqyer nga shtetasi i Rusisë.

Projekti tjetër ngrihet mbi plazhin e Gjipesë. Një strukturë e gjatë lidh dy anët e kanionit në këtë zonë dhe sipas arkitektit ndërtesa krijon idenë e një rreze drite.

Winy Maas nuk ka dhënë informacione të tjera sa i përket kohës se kur do të nisin punimet për ndërtimin e resorteve.

Kompania e njohur shqiptare ndërton hotelin luksoz në qendër të Zagrebit

Të fundit