Flash News

KRYESORE

Fotot/ Momenti i tmerrshëm kur tigri i vërsulet rojtares së kopshtit zoologjik

Ky është momenti i tmerrshëm kur një tigër siberian sulmoi një grua të re, rojtare e kopshtit zoologjik përpara syve të vizitorëve.

Felini i madh, i quajtur Tajfun, iu vërsul rojtares në kopshtin zoologjik të Kaliningradit, në Rusi, pasi kafazi i tij ishte lënë aksidentalisht hapur teksa ajo po i sillte ushqim kafshës.

Por ajo arriti t’ia dilte paq pasi dëshmitarët e shokuar të ngjarjes qëlluan me gurë drejt tigrit deri sa ai u largua.

Madje disa burra hodhën edhe një tavolinë dhe disa karrike të një lokali aty pranë, në mënyrë që predatori të shpërqëndrohej dhe rojtarja të mund t’ia mbathte.

Të fundit