Flash News

KRYESORE

Fotot/ Në Gjermani të vrasin po bllokove rrugën? Herr Knut, sa vetë u vranë në protestat anti-G20 në Hamburg?

Eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein tha sot në Tiranë se, nëse do të bllokonte rrugët në vendin e tij do ta vrisnin. Një deklaratë që kishte parasysh drejtpërdrejt protestat e opozitës, e cila bllokoi sot për disa orë katër akse të mëdha kombëtare, si shenjë reagimi ndaj Taksës së Kombit të vendosur nga Qeveria Rama për rrugën Durrës-Kukës.

Deklarata, që në Tiranë u duk si një batutë e lezetshme e futi anën e majtë të spektrit politik në ngazëllim, është krejt e pavërtetë dhe gjithaq qesharake.

Politiko.al sjell një seri fotosh të medias gjermane që pasqyrojnë ngjarjet e tre ditëve të korrikut të kaluar nga qyteti i Hamburgut, ku u mbajt Samiti i G20. Sipas raporteve të Bild, Der Spiegel, etj, 200 policë mbetën të plagosur gjatë përleshjeve mes protestuesve antiglobalistë dhe forcave të rendit.

Pamjet e tregojnë fare qartë se, në një demonstrim shumë më të dhunshëm, më të zgjatur në kohë, i cili bllokoi qytetin dhe mbajti për dia orë të ngujuar në një resort edhe Zonjën e parë amerikane, Melania Trump, askush nuk u vra.

Qyteti disa milionësh i Hamburgut u paralizua, pati 200 policë të plagosur, dëme të mëdha materiale, zjarre dhe përleshje dhe, veç kësaj edhe një 'turpërim ndërkombëtar' për kancelaren Angela Merkel. E cila, duhet thënë se i përket një partie të qendrës së djathtë, ndërkohë që protestuesit antiglobalistë janë aktivistë të së majtës. (Pra, në linja ideologjike, mendojnë pak a shumë si eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein).

 

Të fundit