Flash News

KRYESORE

Fotot/Nga ‘makaronat‘ e Neymar deri tek ‘ishulli’ i Ronaldos, modelet më interesante të flokëve në Botëror

Ky muaj ka mbërthyer miliarda shikues para ekranit për shkaka të eventit më të rëndësishëm në botë: Kampionati Botëror i Futbollit. Ndeshje, emocione, gola, penallti, humbje, dëmtime, tifoze seksi, komente, gjeste dhe sharje, kaq është pak të thuash por Botërori 2018 i ka të gjitha.

Gjithashtu, kjo është një mundësi e mirë dhe për berberët që të shfaqin stilin dhe kreativitetin e tyre në kokat e futbollistëve, më të përfolurit në planet për momentin.

The Guardian ka bërë një përzgjedhje të prerjeve e stileve më të veçanta të futbollistëve, trajnerëve dhe tifozëve të këtij Botërori:

Robbie Williams

Këngëtari britanik ishte i pari që hapi turneun me një prerja e stilimi i flokëve të thinjura, anash të qethura “1”, siç quhet në gjuhën e berberëve, dhe lart të ngritura dhe të stiluara që të mos lëvizin.

Ricardo Gareca

A nuk ju duket Ricardo Gareca si një yll roku i viteve 1970? Madje të kujton fare mirë look-un e rokerit të famshëm të atyre viteve Iggy Pop.

Zlatko Dalic

Trajneri kroat, Zlatko Dalic preferon më shumë stilin e muzikës së viteve 90’.

Anibal Godoy

Duket sikur lojtari i Panamasë, Aníbal Godoy, ka shikuar “The A Team”  dhe po jep mendimin e tij mbi fluturimin.

Toni Kroos

Lojtari i Gjermanisë, Toni Kroos, me një qethje thuajse zero anash dhe pjesën e sipërme të ngjyrosur me fije.

Christian Cueva

I qethur njësh anash, me një vizë të stiluar dhe me flokët e ngritura lart në pjesën e sipërme të kokës.

Paolo Guerrero

Si të kishte një kuti mbi kokë, lojtari i Perusë, Paolo Guerrero ofron një stil të viteve 90.

Edinson Cavani

Lojtari i Uruguait, Edinson Cavani që bëhet gati për ndeshjen kundër Egjiptit. Më flokë të gjata dhe me një lastik që e ndihmojnë për të mos i rënë flokët mbi sy, Cavani duket kaq trendi.

Yuri Gazinskiy

Duket sikur Yuri Gazinskiy i Rusisë është frymëzuar  nga skuadra rumune e Kupës së Botës 1998, të cilët të gjithë i zbardhën flokët e tyre papritur  në gjysmë të rrugës së turneut.

Alekseiand Anton Miranchuk

Nëse doni të bëni dallimin mes binjakëve rus Alekseiand Anton Miranchuk, atëherë këtë mund ta bëni nëpërmjet modelit të tyre të flokëve. Është i vetmi detaj që i dallon.

Lee Yong

Lee Yong i Koresë së Jugut duhet të ketë qenë me siguri një tifoz i legjendës së Brighton, Steve Foster.

Domagoj Vida

Kokë e rruar dhe flokë të gjatë si bisht kali, bëjnë lojtarin e Kroacisë të jetë vërtetë unik me pamjen e tij.

Kendall Waston

Lojtari i Kosta Rikës, Kendall Watson ka një pamje interesante, ai ka zbardhur majat e rastave të tij të prera shkurt, ndërkohë pjesa tjetër anësore është e qethur.

Fans i Leo Mesit

Një fans i Leo Messit, ka vizatuar fytyrën e lojtarit argjentinas në kokën e tij. Kjo është realizuar nga parukieri Mario Hvala, në sallonin e tij në Serbi që quhet “Novi Sad”.

Kokë-kuqi i Koresë së Jugut

Portieri i Koresë së Jugut, Cho Hyun-woo, është shfaqur me shumë ngjyra në këtë Botëror.

Neymar

Disa ‘meme’ më internet, kanë krahasuar modelin e flokëve të sulmuesit të Brazilit, Nymar, me një fole zogjsh. Disa të tjerë, si Eric Cantona, mendojnë se ky model ngjan me makarona. Krahasime të ndryshme dhe të çuditshme janë bërë me Neymar, por e rëndësishme është se lojtari është në gjendje shumë të mirë sa i përket performancës për në Botëror.

Kieran Trippier

Linja e flokëve të Kieran Trippier, lojtarit të Anglisë, duket se ecën paralelisht me rrudhat e ballit.

Mile Jedinak

Sa i përket Mile Jedinak, lojtarit të Kombëtares australiane, është një rast i flokëve dhe i mjekrës, asnjëherë nuk do të takohen.

Ramin Rezaeian

Lojtari i Iranit, Ramin Rezaeian si duket është tifoz i stilit “bouffant”, (kështu quhet stili i flokëve që i fryen).

Birkir Bjarnason

A nuk ju duket lojtari i Islandës, Birkir Bjarnason, si protagonisti i filmit “Thor”, aktori Chris Hemsworth?

Dhe së fundmi, nuk mund të flasim për stilet dhe prerjet e flokëve të Kupës së Botës, pa folur për modelin më të famshëm në gjithë historinë e Kupave të Botës, modeli i fenomenit brazilian, Ronaldos. Me modelin si ishull, Ronaldo u përfol shumë asokohe për balluket e tij të famshme.

Të fundit