Flash News

KRYESORE

FOTOT/ Nga politikane te këngëtare, kush janë personat VIP që do bëhen prindër këto muaj

Erisa Xhixho- është në pritje të një vajze. Politikanja pritet të sjellë një jetë një motër për të birin Henri. Lajmin e bëri të ditur disa muaj më parë kur merrte pjesë në spektaklin “C’est la vie”.

Shtatzënia e Xhensila Myrtezaj ka qenë ndër më të përfolurat e këtij viti. Këngëtarja prej muajsh ka mohuar shtatzëninë, ndërsa vetëm pak ditë më parë dha lajmin publikisht se është në pritje të një vajze.

Neda Balluku është ish-konkurentja e “Big Brother”, ndër të paktat që e mbajti lidhjen jashtë shtëpisë. Neda dhe Ogreni së shpejti do bëhen prindër për herë të dytë.

Aktori i “Portokallisë” Marin Orhanasi do bëhet baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij është në pritje të një fëmije (motër apo vëllai) për djalin e tij të madh.

Fejesa e Adelina Tahirit me biznesmenin nga Maqedoni bëri bujë në të gjitha mediat. Këngëtarja është shfaqur tejet e lumtur teksa blen dhe mjetet për vogëlushin e saj që po pret të vijë në jetë.

Këngëtarja Blerina Branka dha lajmin e shtatzënisë së saj teksa performonte në ‘Kënga Magjike’. Me fustanin e gjatë e barkun e rrumbullakosur ajo dukej madhështore në skenë.

Po ashtu dhe modelja e njohur Amina Shena po pret të bëhet nënë pas disa javësh. Bukuroshja e pasarelave ka realizuar dhe një set fotografik me barkun e rrumbullakosur.

Kujtojmë se muajt që lamë pas ishin të mrekullueshme për shumë personazhe VIP; ndër to Zajmina Vasjari, Amarda Toska, Floriana Garo, të cilat u bënë nëna. /Politiko.al/

Të fundit