Flash News

KRYESORE

Fotot/ Nga Presidenca te Kryeministria në këmbë, çfarë e ndaloi Mogherinin dhe Vlahutinin në mes të Tiranës

Shefja e Politikës së Jashtme Federica Mogherini dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin pas takimit me presidentin Ilir Meta, janë drejtuar në këmbë drejt Kryeministrisë ku do të zhvillojnë takim me Edi Ramën.

Në kryqëzim, teksa kameramanët dhe gazetarët kaluan semaforin me të kuqe, Vlahutin dhe Mogerini ndaluan duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Në Kryeministri, ato u pritën dhe nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Rama dhe Mogherini, pas takimit, do të mbajnë një konferencë për median ku do të flasin dhe për dhënien e rekomandimit të KE-së për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

  

Të fundit