Flash News

KRYESORE

Fotot/ Nga sulmi i Klosit te parakalimi i qetë i Gjylametit nën ‘rrethim’, si i shmangën protestuesit deputetët e PS

Dje, për tre orë resht qytetarë të shumtë dhe mbështetës të opozitës protestuan para godinës së parlamentit, e “blinduar” nga forca të shumta sigurie.

Para nisjes së seancës pati edhe incidente, kur përfaqësuesve të mazhorancës u zunë pritë në hyrje të parlamentit.

Me një situatë të tillë u përball ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, por me ndërhyrjen e policisë ai ka mundur të futet brenda institucionit.

E njëjta gjë i ndodhi edhe deputetit Paulin Sterkaj, i cili zgjodhi hyrjen anësore, pranë Akademisë së Shkencave. Ai u përplas me disa protestues, por ka ndërhyrjë menjëherë policia.

Disa deputetë janë shfaqur më të qetë, pasi të “blinduar” nga forcat e sigurisë kanë zgjedhur nga një hyrje tjetër të hyjnë në parlament të shoqëruar nga Garda, siç duket edhe nga fotot e publikuara nga Agim Rama.

Ndërkohë, në përfundim të seancës deputetët dolën nga dera e pasme direkt te Kalaja e Tiranës, për të shmangur kështu edhe përplasjet me protestuesit.

Të fundit