Flash News

KRYESORE

Fotot/ Njihuni me turisten e 1 miliontë të Shqipërisë për muajin gusht

Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar. Turistja e 1 miliontë e vendit është Luisa nga Austria, e cila u fut në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës, për të parë qytetin.

Për të pati një surprizë të bukur nga ana e autoriteteve vendase. Kryeministri Edi Rama, ndau këtë moment special me ndjekësit e tij në Facebook.

“Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pasaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme😁”

Ndërkohë kreu i qeverisë u zotua e do të rriten edhe më përpjekjet për ta kthyer turizmin në burim krenarie kombëtare.

“Rritja që po shënon turizmi vit pas viti, është një arsye e madhe për të besuar gjithnjë e më shumë tek ky vend dhe e ardhmja e tij, po edhe për të rritur më shumë përpjekjet tona, në çdo aspekt, si qeveri, si bashki e si komunitete, si qytetarë e njerëz të zakonshëm të këtij vendi🤝 Që Shqipëria ta kthejë turizmin në një burim krenarie kombëtare dhe fuqi gjithnjë e më të madhe zhvillimi ekonomik e social☀️"

 

Të fundit