Flash News

KRYESORE

Fotot/ Olsi Rama drekë me kinezët, a janë këta biznesmenët pas tratativave për blerjen e “Hotel Plazza”?

Dy ditë më parë Politiko.al raportoi se Hotel “The Plaza Tirana” është shitur dhe nuk do të jetë më nën menaxhimin e 4 aksionerëve shqiptarë, me në krye biznesmenin e fuqishëm Behar Malen.

Sipas burimeve të Politiko.al, hoteli luksoz me 5 yje është shitur për një shumë marramendëse prej 110 milionë eurosh. Po sipas të njëjtave burime, Hotel “The Plazza Tirana” është blerë nga një kompania kineze.

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në shërbime dhe transparences në Partinë Demokratike pohoi se pas kompanive “Urban Garden”, “Urban Investment Group”, “KCK Conversation System Albania” dhe “OCK Albania” që dyshohet se janë blerësit e ndërtesës shumëkatëshe, qëndron vëllai i kryeministrit, Olsi Rama dhe biznesmenët pranë tij, Gazmend Demi e Abdulah Tajari (Biku).  Mirëpo, në një reagim në media, biznesmeni Malaj mohoi të jetë kontaktuar nga një kompani kineze.

Pavarësisht mohimeve të biznesmenëve, për një marrëveshje me një kompani kineze, ditën e sotme Olsi Rama është parë duke drekuar në një lokal në Bllok, (foto të publikuara nga Politiko.al), nën shoqërinë e disa kinezëve,  A janë këta kinezët që kanë blerë Plazzën, për të cilët raportoi Politiko.al?

Të fundit