Flash News

KRYESORE

Fotot/ “Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”, si u raportua protesta e sotme në mediat e huaja

Protesta e opozitës ditën e sotme është pasqyruar dhe në mediat ndërkombëtare. Shumica e tyre kanë ripublikuar lajmin e The Associated Press, me titullin, “Opozita në protestë, kërkon dorëheqjen e kryeministrit”.

Në artikujt e mediave të huaja, si ABC News, DW, TRTWORLD, etj; është pasqyruar e gjithë protesta, që nga marshimi i qytetarëve në bulevard, arsyeja e protestës (implikimi i qeverisë në krimin e organizuar), deri tek fjala e Bashës dhe incidenti me përplasjen e policëve.

"Shqiptarët po protestojnë kundër lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar dhe trafikimin, gjë që po minon të ardhmen e Shqipërisë dhe tani përpjekjet për integrim evropian", tha kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha për The Associated Press.

Ndërsa në një artikull të DW, teksa flitet për protestën, përmendet edhe rekomandimi i KE-së për vijimin e bisedimeve për në BE.

“BE beson se Shqipëria dhe Maqedonia, të cilave u është dhënë statusi i kandidatit për në BE në vitin 2014 dhe 2005, kanë bërë përparime të mjaftueshme për të garantuar fillimin e bisedimeve të pranimit. Çdo anëtar i ardhshëm duhet të bëjë reforma gjithëpërfshirëse për të siguruar hyrjen e tyre në bllok.

Shefja diplomatike e BE Federica Mogherini tha se rekomandimi ‘është një inkurajim që këto vende të vazhdojnë në rrugën e reformave’”, thuhet ndër të tjera në artikullin e DW.

Më poshtë artikujt: 

Të fundit