Flash News

KRYESORE

Fotot/ “Për Ramën ishte viti i superjahtit, por turizmi në jug bie në pikiatë”

Kryeministri Edi Rama ditë më parë publikoi në Instagram videon e një jahti që erdhi në Sarandë duke theksuar në këtë mënyrë interesin e të huajve për bregdetin shqiptar. Mirëpo, siç raportojnë qytetarët, në fakt plazhet e Shqipërisë, sidomos ato të Jugut, nuk kanë patuar turistë, ashtu siç pati paralajmëruar më herët Rama e ministri Klosi.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto të dërguar nga një qytetar nga plazhi i Borshit, ku duken çadrat e boshatisura.

Denocimi i qytetarit publikuar nga Berisha:

Turizimi ne jug bie ne pikiate!

Per piktorin deshtak ky ishte viti i superjahtit!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot nga Borshi te qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Dr!

Kjo eshte Shqiperia qe duam, me dyndje te papare turistesh “as qe mund te imagjinohej ky fluks”

Po ju nis fotot e dy minutave me pare nga Borshi.”

Të fundit