Flash News

KRYESORE

Fotot/ Peshkaqenët sulmojnë dy fëmijët, nxirret dhëmbi nga trupi i 13 vjeçarit

Një incident ka ndodhur në brigjet e Long Island në Nju Jork, i pari rast pas 70 vitesh, shprehen zyrtarët.

Një vajzë 12-vjeçare dhe një djalë 13-vjeçar u gjakosën teksa po laheshin. Atyre iu dha ndihma mjesëkore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Një dhëmb, që mendohet të jetë i një peshkaqeni është nxjerrë nga këmba e 13 vjeçarit/

Sulmet e peshkaqenëve ndaj njerëzve janë jashtëzakonisht të rralla në shtetin amerikan të Nju Jorkut. 12 vjeçarja, e cila tregoi më vonë se quhej Lola Pollina, tha se po lahej në ujërat e ftohta kur pa ntë lëvizte diçka. Ajo shprehet se ndjeu dhimbje dhe se pa luspat e një gjallese që nuk e përshkruan dot ekzaktësisht se çfarë ishte, raporton BBC, përcjell Politiko.a.l.

"Ne vrapuam drejt kujdestarëve”, u shpreh Lola.

Në fillim ata dyshuan se i kishte sulmuar një peshk i madh, por gjetja e dhëmbit në trupin e djalit ishte fakti që dëshmoi se bëhej fjalë për sulm të peshkaqenit. 

Të fundit