Flash News

KRYESORE

Fotot prekëse/ Deputetja bëhet 'Santa Klaus' për një ditë: Dhurata për familjen e varfër, e mbante mend nga fushata elektorale 

Fotot prekëse/ Deputetja bëhet 'Santa Klaus' për

Deputetja e PD për qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj, ka marrë për disa orë rolin e Santa Klausit apo 'Babagjyshit' të Vitit të Ri, duke çuar dhurata e ushqime në një familje të varfër në fshatin Novoselë. Meçorapaj i ka thënë Politiko.al se i ka mbetur në kujtesë familja e varfër që gjatë verës, kur bënte fushatë për një vend në parlament, dhe ka zgjedhur pragun e Vitit të ri për t'i vizituar sërish, kësaj here jo për të kërkuar vota, por për t'i ndihmuar.

Deputetja demokrate u ka çuar dy fëmijëve të familjes Kondo lodra dhe kostume të reja, por pa harruar edhe gjelin e detit, tortë, fruta dhe ushqime të tjera, që ata të mundeshin të kalonin një festë normale.

Meçorapaj i tha Politiko.al se dy prindërit e djemve të vegjël janë të papunë. E ëma rri në shtëpi me fëmijët ndërsa i ati del çdo mëngjes me lopatë në krah te 'Omonia' në Vlorë duke kërkuar punë ditore.

 

Të fundit