Flash News

KRYESORE

Fotot/ Prindërit marrin fëmijët me vete në protestë, duan një Shqipëri më të mirë

Në protestën e sotme, të nëntën që opozita e bashkuar po zhvillon kundër qeverisë Rama, ka edhe shumë fëmijë të pranishëm. Duket se apeli i kreut të Partisë Demokratike është dëgjuar nga qytetarët e shumtë, të cilët kanë marrë me vete fëmijët. Por ata nuk kanë harruar edhe simbolet e protestës “Rama ik”.

Kryetari Basha deklaroi se do të marrë pjesë në protestë me bashkëshorten Aurela dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktoria.

Lideri i PD u shpreh se tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve dhe se nuk duhet bërë asnjë hap pas. Gjendja në vend është mjaft e tensionuar, pas publikimit në gazetën gjermane “Bild” të përgjimeve, ku implikohen politikanë dhe zyrtarë të PS në vjedhjen e votës.

Për opozitën, qeveria është e lidhur me krimin. Ata kërkojnë largimin e Ramës, krijimin e një qeverie tranzitore dhe më pas zhvillimin zgjedhjeve demokratike.

Të fundit